Teste të kompletuara
Projekte të dorëzuara
Tema të diskutuara
Në këtë kurs do të marrim bazat e Angular Js dhe do të ndërtojmë një aplikacion konkrete në Angular Js. Do të shikojmë çfarë janë direktivat në AngularJs dhe do të ndërtojmë nga një shembull për secilën direktivë. Më pas do të ndërtojmë një aplikacion.
Gjatë këtij kursi ne do të mësojmë më shumë rreth Laravel.Do të instalojmë laravel 5.3 në kompjuterin tonë dhe më pas do të shikojmë shembuj të ndryshëm. Do të ndërtojmë një blog nga fillimi në mbarim.
Çdo website përmban forma të cilat duhet të validohen dhe më pas të procesohen në një server. Validimi i formave është shumë i rëndësishëm dhe çdo zhvilllues web-i duhet të ketë njohuri të mjaftueshme rreth kësaj fushe në mënyrë që të dhënat e dërguara të jenë të plota, të sakta dhe të pa infektuara përpara se të dërgohen në server.
Në këtë kurs do të marrim bazat e node js.Në këtë kurs do të mësojmë se si të instalojm Node.Js. Do të shpjegojmë gjuhën e programimit që përdorë node.
Në këtë kurs do të krijojmë një faqe bazike e-commerce. Do të marim një template të gatshëm që do ta shkarkoni në seancën e dytë dhe do ta fusim në një aplikacion që do ta krijojmë me anë të express generator.
Në këtë klasë do të mësojmë si ta ndërtojmë një website në ASP.net. Ndërtimin e klasës do ta bëjme duke u bazuar në një HTML template të gatshëm të cilin do ta shkarkojmë.
A dëshiron ta ndërtosh një iPhone apo iPad aplikacion? Ky kurs fillon prej gjërave bazike të gjuhës programuese Swift, dhe avancon në praktikat më të mira të programimit të një aplikacioni per iPhone apo iPad.
Në këtë kurs do të mësoni se si Bootstrap mund ta tranformojë websajtin tënd në HTML - në një faqe me dizajn. Duke i ndjekur ligjëratat e këtij kursi ju do të ndërtoni një websajt funksional prej fillimit deri në fund, i cili mund të përdoret në pajisjet inteligjente.
Në këtë klasë do të mësoni si të ndërtoni një Website me gjuhën programuese Python mbi platformën Google App Engine.