Universiteti i parë online për Kosovë

131[1]

(2LONLINE) – Kontributi i bashkatdhetarëve tanë për ta quar këtë vend para, me dëshirën më të mirë për ti ndihmuar rinisë Kosovare shtyri edhe të riun nga Gjilani Ridvan Aliun. Që në moshë të re i larguar nga Kosova, konkretisht nga Gjilani iu kthye këtij vendi me një produkt të krijuar nga ai me inxhinierët kosovarë, Shkollat Online, e nga shtatori edhe me Universitetin e parë online “Washington Education in Kosovo”. Ridvani i cili diplomoi ne shkencat kompjuterike, drejtimin e programimit, i lindi ideja që së bashku me inxhinierët kosovarë të krijoi aplikacionin e shkollave online, aplikacion ky i cili po përdorët më se 190 shtete të Botës.

 

Tash më Ridvani të rinjve kosovarë ju ka ofruar shkollën për mësimin e Anglishtes www.teprofiqaza.com , atë të matematikës www.edumatematike.com , të teknologjisë www.unëjamkoder.com, shkolla këto të gjitha ju ofrohen falas përmes internetit aplikacion ky i cili mund të përdoret në të gjitha pajisjet e mençura, si Kompjuter, Laptop, Ipad, etj.

Në shtator të këtij viti pritet të lansohet online Universiteti i parë për Kosovë, Washington Education in Kosovo www.WEKonline.com , universitet ky i dedikuar vetëm për rininë e Kosovës ku kompania Real Vizualz për aplikuesit në këtë Universitet ndan bursa për shkollim e cila do të mbuloj 90% të shpenzimeve ndërsa 10% të shumës do të mbuloj studenti.

 

Në këtë universitet do të ligjërojnë profesorë eminent botëror të teknologjisë si: STEVEN YEE , Chris Harden Drejtor I zhvillimit te EA Sports, John Hatch nga Microsoft, Ridvan Aliu në EDUonGo etj.

 

Universiteti ofron programin 2 vjeçare ku studentët në vitin e pare do dëgjojnë ligjërata dhe praktikë, ndërsa në vitin e dytë ata do të kyçen në projekte ku do kenë mundësinë të punësohen ne kompani të mëdha të teknologjisë informative si në Microsoft, Google, Amazon etj.

Universiteti do krijoj inxhinier të softuerit në Kosovë me të vetmin qëllim të aftësimit të të rinjve si dhe zhvillimin e një ekonomie të re e cila ndërthuret me punësimin e të rinjve dhe punën e tyre nga shtëpia për kompani të mëdha botërore siç është Microsoft.

 

Gjithë aplikuesit të cilët shprehin dëshirën për të aplikuar në këtë universitet para se gjithash duhet kaluar testet mbi 80% në shkolla paraprake falas të Anglishtës, Matematikës dhe Teknologjisë, shkolla këto që janë të lidhura direkt më aftësinë e kodimit.

 

Në mundësi e re për zhvillim, apo edhe për realizimin e ëndrrave të çdo të riu, për tu bërë koder apo për të punuar në kompani gjigante. /2lonline/

/Agim HAJRIZI/

http://2lonline.com/category/arsim/article-page.php?id=3845

11:04 / 09.03.2014