Hour of Code JPG

Thirrje për bashkëpunim për implementimin e ‘Hour of Code’

Hour of Code – Ora e Kodimit është një lëvizje mbarëbotërore me vizionin e qartë që çdo nxënësi në çdo shkollë t’i jepet mundësia të mësojë shkencat kompjuterike. Kjo lëvizje është më e madhja në botë sa i takon promovimit të kodimit të krijuar nga Code.org, së bashku me mijëra shkolla të inkurajuara të programojnë. Java e kodimit do të ndodhë në datat 7-13 dhjetor, 2015.

Platforma ALMOOC (Albanian MOOC) e cila ofron kurse cilësore pa pagesë për lëndë që pëputhen me kërkesën e tregut duke përdorur metodën e njohur në mbarë botën, kurse masive virtuale të hapura, është partner eksluziv i Code.org në arritjen e objektivit për të pasur mbi 100 milion kodues në këtë nismë duke bashkëpunuar me qeverinë kosovare dhe atë shqiptare, OJQ-të, shkollat, mësuesit dhe nxenesit e studentët me tutoriale një orëshe http://hourofcode.com/al, udhëzime dhe guida për të arritur këtë objektiv të përgjithshëm.

Nga përgjegjësitë e dhëna, referuar partneritetit ekskluziv nga Code.org, ALMOOC lançon këtë THIRRJE për BASHKËPUNIM duke ftuar organizatat vendore, organizata joqeveritare në Kosovë dhe Shqipëri që të asistojnë në facilitimin e Orës së Kodimit në bashkinë, komunen, lagjen apo komunitetin ku ju ushtroni aktivitet. Organizatat me experiencë në nisma për komunitetin, nxiten të bëhen pjesë e kësaj fushate më të madhe në histori për të përfshirë mbi 100 milion kodues në të gjithë botën në shkencat kompjuterike përmes Orës së Kodimit. Prioritet do të kenë organizatat që kanë një rrjet të gjerë si dhe vullnetarë në strukturë për të promovuar në nivel kombëtarë këtë nismë mbarëbotërore.

Një Orë (Orë Kodim) mund të mjaftojë për të frymëzuar më shumë mësimnxënie. Le të bëjmë histori. Filloni tani me plotësimin e interesimit tuaj për bashkëpunim dhe bëhu partner në implementimin e orës së kodimit:

LINKU PËR REGJISTRIM

Për më shumë informata rreth Orës së kodimit, shikoni në linqet e mëposhtme: