Pesë arsyet kryesore që të përfitojmë një sistem të adaptueshëm eLearning

images2[1]

Ky është përkthimi në shqip  i  artikullit të publikuar në Rrjetin ndërkombëtar elearningindustry.com    

 

Shkruan Ridvan Aliu

 

Ndërkohë që, teknologjia dhe mësimdhënia tashmë janë pjesë e njëra tjetrës e duke u konfrontuar në këtë lloj korelacioni, ata qe japin dije, pra mësimdhënësit kanë qasje në shkallë të lartë në sistemet e platformës eLearning për të udhëtuar drejt cilësisë dhe avancimit të arsimimit.

Në këtë prizëm, natyrshëm lind pyetja: Ndërsa mundësitë për të perzgjedhur një sistem janë të shumta, si mund të jemi të aftë të kuptojmë se cili nga sistemet është i duhuri për ju dhe se cilat janë karakteristikat bazë që sistemi duhet të ketë?

Kjo pyetje rrjedhimisht, shoqërohet me një tjetër pyetje:

Pse është i nevojshëm një sistem i përshtatshëm eLearning?

Customatization që në shqip po e përdorim si përshtatshmëri/adaptueshmëri do të thotë, funksionalitet dhe administrim i mirë që shihet në përspektivën e efektivitetit, pra është një nga komponentet kryesore dhe të panegociueshëm të sistemit eLearning.

Si më poshtë gjeni të listuara pesë arsyet kryesore se pse është e nevojshme përshtatshmëria/adaptueshmëria

 

  1. Eksperienca e përdoruesit

Në varësi nga numri i studentëve dhe lënda që jepni, janë të nevojshme përvoja të ndryshme të përdoruesve. Për shembull, shpjegimi i gravitetit për nxënësit e klasës së parë do të bëhej shumë më ndryshe se sa shpjegimi i tij për nxënësit e shkollës së mesme. Një sistem fleksibel do t’u ofrojë mjetet që ju nevojiten për të stimuluar plane krijuese të mësimeve dhe aktivitete tjera.

 

  1. Brendi/ Brendimi

Në krijimin e një akademie online zë pjesën e vet edhe brendimi, që e bën shumë të rëndësishëm posedimin e kontrollit të plotë të sajtit tuaj. Nëse materialet e tua kanë një paraqitje unike, duhet të jesh i aftë të përçosh pamjen dhe ndjesinë e orëve të tua mësimore në po të njëjtën mënyrë.

 

 

  1. Ndryshimet e kërkuara

Pasi studentët fillojnë të bëhen pjesë e kurseve të tua, me siguri që në shumë pak kohë do të arrish të shikosh rezultatin e punës së bërë, falë feedback-ut , gjë që do të thotë se koha per të modifikuar ( formësuar) faqen tënde do të vijë shpejt. Ndryshimet në klasa duhet të jenë të shpejta dhe të lehta. Ne të kundërt, do të ketë pakënaqësi mes studenteve dhe të pasurit studentë të rinj në të ardhmen mund të bëhet sfiduese.

 

  1. Lokalizimi     

Në rast se kurset e tua kanë shtrirje  në më shumë se një zonë, duhet të kesh aftesinë të lokalizohesh në tregje të ndryshme. Përveç se të përkthesh materialin në gjuhë të ndryshme, sistemi yt duhet të të lejojë përshtatjen e ngjyrës, shpërndarjes së tekstit, figurave etj.

 

  1. Raportimi i të dhënave

Të dhënat luajnë rol kyç nëse dëshironi të drejtoni kurs online. Falë raporteve për të dhënat, mund të shihni progresin e nxënies së studentëve tuaj dhe të përcaktoni mënyra për ta përmirësuar përjetimin e tyre të nxënies. Ndërsa shumica e sistemeve ofrojnë raporte themelore të të dhënave, sigurohuni që sistemi që e zgjedhni krijon raporte të adaptuara që shpalosin shënime specifike. Në botën e sotme, gjeja e vetme konstante është ndryshimi. Kjo është sidomos e vështirë nëse punoni online. Te kesh sistem te adaptueshem eLearning do te ju ndihmojë të merreni me çfarëdolloj ndryshimi që do hasni ndërsa jepni mësim online.

 

http://botapress.info/pese-arsyet-kryesore-qe-te-perfitojme-nje-sistem-te-adaptueshem-e-learning/

http://gazetablic.com/pese-arsyet-qe-te-perfitojme-nje-sistem-te-adaptueshem-te-elearning/

http://www.civitas.al/teknologji-internet/ja-5-arsyet-qe-te-perfitojme-nje-sistem-elearning-te-afte-per-tu-pershtatur

http://2lonline.com/category/arsim/article-page.php?id=9448