Nxitje për mësimin e programimit, edhe shqiptarët pjesë e fushatës “The Hour of Code”

hour-of-code[1]

Firmoset marrëveshja ndërmjet Code.org dhe MOOC-ut shqiptar almooc.com për të lançuar lëvizjen më të madhe botërore në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

 

Lëvizja globale “The Hour of Code” ka nisur anembanë botës një fushatë nëpërmjet të cilës synon të përthithë qindra miliona të interesuar , me qëllimin primar të nxënies së lëndës së programimit  në masë të gjerë, nëpër shkolla e institucione arsimore. Kjo nismë pritet të jetë një prej fushatave më të mëdha mbarëbotërore deri më tani, e cila udhëhiqet nga organizata amerikane code.org dhe që përmes teknikave të avancuara të teknologjisë, promovon mësimin e lëndës së programimit nëpër shkolla të të gjitha niveleve.

Platforma EDUonGo.Inc, që promovon eLearning me seli në Bellevue të shtetit të Washingtonit, në një kohë të shkurtër ka shtrirë rrjetin e vet edhe në Kosovë e Shqipëri, duke afruar  rreth vetes mësimdashësit dhe bartësit e proceseve arsimore përmes organizatës ALMOOC, nëpërmjet së cilës i fton të gjithë shqiptarët kudo që janë t’i bashkohen lëvizjes më të madhe deri me sot , “The Hour of Code”, që nis në dhjetor.

Për t’i mundësuar shqiptareve të jenë pjesë e fushatës “The Hour of Code”, sot drejtuesit e platformës EDUonGo, përmes projektit almooc kanë firmosur marrëveshjen e partneritetit me organizatorët e kësaj nisme , për t’i dhënë shtysë të gjithë shqiptareve për tu bërë pjesë e të resë dhe teknologjisë.

Veç të tjerash , “The Hour of Code” është nismë globale që bashkon rreth vetes dhjetra miliona nxënës, studentë dhe të tjerë të interesuar në fushën e programimit , që aktualisht ka gjetur mbështetje në 180 vende të botës. Tutoriale një orëshe në 30 gjuhë të botës janë të aksesueshme për të gjithë të interesuarit nga të katër anët e globit. Nga cilësia e partnerit zyrtar, ALMOOC ka përgatitur dhe lançuar tutorialin në gjuhën shqipe duke i dhënë  mundësinë e artë shqiptarëve, të jenë pjesë e kësaj nisme për të mësuar se si të bëhen kodues/programues. http://hourofcode.com/al.

“Portali amerikan PRWEB raporton për firmosjen e kësaj marrëveshjeje mes code.org dhe almooc.com”,  citon CEO Ridvan Aliu, ligjërues i lëndës së programimit në kolegjet amerikane për më shumë se tetë vjet, i cili  shprehet  entuziast për këtë inicitavë unike. “Jam tejet i lumtur për partneritetin e arritur mes almooc dhe code.org per ketë bashkëpunim të shkëlqyer. Aliu thekson që së shpejti kodimi do të bëhet një veprim esencial, sikurse leximi i thjeshtë apo zgjidhja e një ekuacioni matematikor, duke besuar që çdokush nga ne duhet të mësojë kodimin/programimin”.

Kjo marrëveshje partneriteti është një mundësi reale që shërben si thirrje për të gjithë shqiptarët, të çfarëdolloj moshe , veçanërisht për ata që kanë pasion programimin, të mos ngurojnë t’i bashkohen kësaj nisme një orëshe për të ndjekur trendin e zhvillimeve teknologjike që sot po e transformojnë botën.

http://botapress.info/nxitje-per-mesimin-e-programimit-edhe-shqiptaret-pjese-e-fushates-the-hour-of-code/

http://gazetaora.com/nxitje-per-mesimin-e-programimit-edhe-shqiptaret-pjese-e-fushates-hour-code/
20 Nëntor 2014 18:00

http://www.civitas.al/al/teknologji-internet/nxitje-per-mesimin-e-programimit-edhe-shqiptaret-pjese-e-fushates-the-hour-of-code
20/11/2014 – 19:48

 

http://krokodili.al/nxitje-per-mesimin-e-programimit-edhe-shqiptaret-pjese-e-fushates-hour-code/

30.11.2014