MOOC e parë shqiptare, bashkohuni edhe ju!

eduongo12-620x373[1]

Çka është MOOC?

MOOC është një kurs online për qëllim pjesëmarrjen të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet webit.

Kjo metodë e mësimit në distancë, e cila tani përdoret nga universitet më prestigjioze të botës, siç janë MIT, Harvard, Yale etj., ka dhënë fryte të mëdha në studimet shkencore dhe teknologji anë e mbanë botës.

MOOC është paraparë si një metode e re e arsimimit të të rinjve, e cila ka sjell risi në arsimimin, si dhe një risi në kolegjet evropiane, të cilat mbledhin komunitetin e profesorëve, asistentëve, studentëve. Por, një formë e tillë nuk është aplikuar në vendin tonë, deri më tani.

Almooc – Albanian MOOC

Ideja e krijimit të “Albanian MOOC”, MOOC e para shqiptare, është një iniciativë që vjen nga kompania me seli në Washington “Real Visualz”, LLC.

“Real Visualz” ka startuar me shkollat online dhe fton të gjithë komunitetin shqiptar, Universitetet, Kolegjet, Profesorë, Asistentë e studentë, që t’i bashkëngjitën kësaj iniciative dhe të ofrojnë edukim kualitativ edhe atyre studentë që nuk i kanë kushtet të ndjekin shkollimin e lartë universitar.

Levërditë për shkollat dhe profesorët:

  • Ky do të jetë një gjest për çmim Nobel për komunitetin tonë, t’iu ofrojmë edukim kualitativ FALAS të gjithë atyre që nuk kanë mundësinë të ndjekin shkollim të lartë dhe universitar.
  • Të gjithë institucionet që i bashkëngjiten kësaj iniciative do të promovojnë cilësitë e mësimdhënies të tyre dhe të vendosin logon e institutit në faqen amë të almooc.com. Deri më tani Almooc përmban më shumë se 7 000 studentë shqiptarë nga mbarë bota.
  • Profesorët që bashkëngjitën do të promovojnë shkathtësitë e tyre dhe të jenë vizibilë ndaj kompanive të ndryshme në rajon

Krijimi i kësaj metode të re edukimi nuk do të dallojë nga vendet e zhvilluara, ku universitet e mëdha botërore mbledhin në këtë metodë mësimi, profesorë eminente nga shumë vende të botës.
Të gjitha universitet e kolegjet tani kanë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e MOOC–ut të parë shqiptar, e cila do t’iu ofrojë universiteteve një mundësi të re të bashkëpunimit me profesorë.

Forma e re e arsimimit dhe zhvillimet e reja në teknologjinë informative, e cila formë para zhvillimit të teknologjisë, u zhvillua përmes radiove të cilat në një mënyrë u bënë forma më e re e edukimit.

Tani zhvillimet e reja teknologjike mundësojnë ndjekjen e ligjëratave nëpërmes videove, testojnë studentët për njohuritë e arritura dhe stimulojnë që studentët të mësojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë mes vete, prej ngado ku janë dhe prej pajisjeve që ata i përdorin më së shumti: telefonat, kompjuterët, tabletët etj..

T’i kontribuojmë rinisë sonë dhe t’ua mundësojmë të gjithëve të kenë qasje në edukim kualitativ, pa marrë parasysh kushtet e studentit, apo vendin nga vjen.

Eja edhe ti bëhu pjesë e “Albanian MOOC”, MOOC e parë shqiptare.

Të gjitha Universitet e interesuara për MOOC mund të aplikojnë te webfaqja: www.almooc.com dhe klikoni te “Apliko të Bashkangjitesh”.

 

http://www.ekonomiaonline.com/shoqeri/10494/mooc-e-pare-shqiptare-bashkohuni-edhe-ju/#.UzST-o5CVeM.facebook

 

nga Ekonomia Online 

Prishtinë | 27 Mars 2014 | 21:31