Mbështetje të rinjve në punësim, përmes kursit online pa pagesë

universum-logo-kolegji[1]

Ke problem të gjesh punë? Universum ofron kurs online pa pagesë në Orientim në karrierë dhe strategjitë e kërkimit të punës

Në përfundim të studimeve, dilema kryesore e të gjithë studentëve në Kosovë është gjetja e një vendi pune, por kjo duket të jetë mjaftë sfiduese. Një nga problemet kryesore që shumica e punëdhënësve i identifikojnë është edhe paaftësia e të rinjëve në Kosovë për të promovuar vlerat dhe shkathtësitë e veta gjatë aplikimit për vende pune.

Për t’Ju ndihmuar studentëve, të diplomuarve dhe punë kërkuesve tjerë në këtë drejtim, Kolegji Universum përmes platformës Almooc, ka lansuar kursin e parë online pa pagesë në fushën e Orientimit në Karrierë dhe Strategjitë e Kërkimit të Punës.

Të gjithë të interesuarit nga trevat shqiptare dhe diaspora mund ta regjistrojnë këtë kurs pa pagesë dhe në këtë mënyrë të aftësohen lidhur me mundësitë e karrierës, përpilimin e një CV’je dhe letër motivimi të mirëfilltë, sjelljes në një intervistë pune si dhe metodat e kërkimit për vende pune. Gjithashtu, secili pjesemarrës do të udhëzohet në krijimin e një profili në LinkedIn, rrjetin më të rëndësishëm social për profesionistë dhe do t’i ofrohet mundësia të aplikoj në praktikë pune.

Kursi do të zhvillohet përmes videove, diskutimeve, kuizeve dhe testeve interaktive, për ta bërë sa më të lehtë dhe atraktiv procesin e të mësuarit. Pritet që kursi të ketë mbi 1,000 studentë nga të gjitha anët e globit.

Kolegji Universum është institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë! Gjithmonë të parët në inovacion, Universum ka sjellur shumë risi në skenën e arsimit të lartë në Kosovë dhe përsëritë parët që ofrojmë kurs online pa pagesë për të gjithë!

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në kurs duke klikuar në www.universum.almooc.com

Kolegji Universum – Web – LandingPage

www.universum.almooc.com

 

E martë, 16 Shtator 2014 09:55

http://www.gazetaexpress.com/lajme/mbeshtetje-te-rinjve-ne-punesim-permes-kursit-online-pa-pagese-42949/