Mbahet e-seminari lidhur me të ardhmen e Teknologjisë Informative

WEO-Tiran-3[1]

14:04 / 10.08.2014

(2L ONLINE) – Seminar i formatit jo të zakonshëm (e-seminar) i mundësoi të rinjve shqiptarë të përfitojnë njohuri mbi të ardhmen dhe sfidat e Teknologjisë Informative. Nën përkujdesjen dhe organizimin e Washington Education programi Kosove dhe ai në Shqipëri ,u mbajt e-seminari lidhur me të ardhmen e Teknologjisë Informative ”The Future of Computing”.

Seminari me temën ” E ardhmja e Teknologjisë” i dedikuar ekskluzivisht të interesuarve shqiptarë të fushës se teknologjise informative, erdhi falë platformës së ofruar nga EDUonGO, të cilët bashkë me Real Visualz L.L.C me seli në Bellevue WA mundësuan në kohë reale të ndiqet ky event në Prishtinë e Tiranë. Ky format seminari është i pari i këtij lloji, marrë për bazë mjetet e komunikimit interaktiv të aplikuara por më shumë veçantia qëndron në nivelin e lartë profesional të ligjëruesve. Profesorët e përzgjedhur të kalibrit botërorë, njoftuan pjesmarrësit/studentët me të rejat e fundit sa i përket zhvillimeve në fushën e teknologjisë informative. Interesimi ishte i madh tek të pranishmit për të mësuar më shumë nga profesorët respektivisht ekspertët nga SH.B.A, gjë që u dëshmua edhe nga pyetjet e shumta, ca prej të cilave nuk kishte kohë të adresoheshin gjatë seminarit 3 orësh.

 

Kris Harden (Chris Harden) nga EA Sports iu drejtua pjesmarrësve rreth specifikave te caktuara që sot inxhinerët perballen rrreth krijimit te lojërave kompjuterike me të cilat te rinjtë sot lozin gjithandej. Profesori Harden u ndal në shpjegimin e hapave konkretë sa i perket krijimit dhe organizImit të një loje kompjuterike. Gjatë shpjegimit të tij në menyrë konkrete, për reference u mor loja kompjuterike FIFA, produkt i realizuar nga EA Sports, në të cilin profesori Harden i ka kushtuar shume kohë dhe shkrierje pervoje. Fragmentizimi dhe ndarja e punëve ne segmente te caktuara duke i mundësuar edhe kompanive të specializuara të një fushe të ngushtë, janë pjesë e punës që paevitueshem kërkohet për realizimin e projekteve të mëdha. Ky ishte edhe mesazhi për të dëshmuar që një aplikacion i lojërave kompjuterike, respektivisht aplikacioni FIFA është aq kompleks dhe i kushtueshëm për të realizuar sepse kerkon impenjim serioz të shumë eksperteve dhë kompanive profesionale.

Edhe profesori Xhon Heç (John Hatch) inxhinier i shquar në kompaninë Microsoft, një nga ideatorët dhe konstruktuesit i çipave ligjëroi mbi procesin e krijimit te çipave të pare me shfaqjen e ekraneve bardh e zi deri te më të sofistikuarit që hasim sot. Gjithashtu, Profesori Heç elaboroi rreth mënyrës së funksionimit të Microsoft-it dhe rëndësisë që kanë në veçanti qendrat e mbajtjes dhe proçesimit të të dhënave duke hedhur dritë mbi menyrën se si ky informacion ruhet ,vëhet në perdorim nga perdoruesi, dhe vetëarkivohet. Pra, pjesmarrësit patën mundësi të njihen nga afër më këto detaje të panjohura deri më tani si dhe me paramterat e Super Computers që sot në botën e teknologjisë perfliten aq shumë.

Viktor Li (Victor Lee) ndërtues i procesorëve intel, Intel Computers, foli për trendin aktual të sistemeve operative dhe krijimin e procesorëve duke u ndalur te skemat e reja operative që qojnë definitivisht drejt sistemeve shumë të sofistikuara operative ne një te ardhme jo të largët. Z. Lee, ndau me pjesmarrësit detajet lidhur me strukturën dhe programimin e një procesori i cili është edhe njeherazi truri i çdo pajisje kompjuterike.

Pjesmarrësit nga Prishtina dhe Tirana mbeten te entuziazmuar me këtë format te ri komunikimi dhe shprehen deshirën për të patur më shumë forume te tilla interaktive për të cilen gje organizatorët u zotuan se ky e-seminar do të pasohet me shumë të tjerë.

Seminari u facilitua nga Ridvan Aliu CEO nga EDUonGo i cili dhe bëri të mundur këtë event.

 

http://2lonline.com/category/rrotull/article-page.php?id=7403