Kolegji Universum nga Kosova do të mbajë kursin e parë online të hapur në shqip

AB-Pic-Universum1[1]

Kolegji universitar Universum nga Kosova ka ndjekur rrugën që janë duke e ndjekur tashmë shumë universitete të famshme ndërkombëtare, duke mbajtur kurs të hapur pa pagesë online.

Kursi nga ky kolegj, i cili është ende duke u përgatitur, pritet të fillojë gjatë fillimit të muajit nëntor, ku ligjërues do të jetë drejtori ekzekutiv i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha.

Kursi, me titull “Orientimi në Karrierë dhe Strategjitë e Kërkimit të Punës” , synon të ndihmojë ata të cilët kanë vështirësi për t’u orientuar në karrierë, për përgatitje të një CV-je mbresëlënëse, për triumfin në intervista pune, e gjëra të tjera ngjashme.

Alejtin Berisha, përveç të tjerash, është edhe anëtar i bordit në European Higher Education Society, bashkëpunëtor në Institutin Steinhardt për Politika të Arsimit të lartë në New York University.

Ky i fundit është ndërmarrës dhe bashkëthemelues i iziSurvey.com dhe drejtor menaxhues për Kosovën dhe Shqipërinë i WilsonLearning. Ky kurs është i pari i këtij lloji që organizohet online në shqip, që përdor sistemin e parë online falas, të hapur nga shqiptarët. (PCWorldAlbanian)

Publikuar më: 15-09-2014

http://www.pcworld.al/kolegji-universum-nga-kosova-do-te-mbaje-kursin-e-pare-online-te-hapur-ne-shqip/