Innovation Centre Kosovo (ICK) sjellë “Startup Grind” nga “Google for Entrepreneurs” edhe në Prishtinë

innovation-centre-kosovo-ick-sjell-euml-ldquo-startup-grind-rdquo-nga-ldquo-google-for-entrepreneurs-rdquo-edhe-n-euml-prishtin-euml_hd[1]

Startup Grind është komunitet global i startup-ave, që për qëllim ka edukimin, inspirimin dhe rrjetizimin e ndërmarrësve. Mundësohet nga Google for Entrepreneurs në më shumë se 100 qytete të 42 shteteve nga e mbarë bota.

Me ndërmjetësim të Innovation Centre Kosovo (ICK), Prishtina i bashkohet për herë të parë 100 qyteteve nga e mbarë bota, që janë nikoqirë të Startup Grind nga “Google for Entrepreneurs”. Duke filluar nga muaji gusht 2014, Prishtina do t’u ofrojë ndërmarrësve të rinj dhe inovativ nga Kosova, qasje në këtë program, ngjashëm sikurse edhe qytetet me startup ekosistemet më të zhvilluara në botë si Silicon Valley, San Francisco, Los Angeles, Denver, Chicago, New York, Seattle, Singapor dhe Melbourne.

Startup Grind synon që t’i sjellë në një vend ndërmarrësit e rinj, bizneset ekzistuese, investitorë, me qëllim të krijimit të komuniteti të përbashkët i cili do të nxiste ide të reja biznesi, zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies në nivel lokal.

Startup Grind përmbanë intervista të drejtpërdrejta me njerëz të suksesshmë nga sfera e biznesit, konferenca vjetore dhe aktivitete tjera që synojnë të sjellin në një vend të vetëm miq nga e njejta fushë e veprimtarisë, të cilët kanë vullnet për të ndihmuar njëri-tjetrin. Startup Grind, si koncept, beson në krijimin e miqësive, e jo të kontakteve, beson në dhurim e jo marrje si dhe ndihmën për të tjerët përpara ndihmës për vetveten. Startup Grind poashtu synon që ndërmarrësit mos të ndihen vetëm në rrugën e vështirë të ngritjes së biznesit të tyre.

Disa folës të famshëm që kanë ndarë përvojat e tyre gjatë aktiviteteve nëpër organizimet e qyteteve të ndryshme janë: Steve Blank (The Startup Maunal), Clayton Christensen (Harvard Business School), Dan’l Lewin (Microsoft), Ted Leonsis (AOL), Bill Maris (Google Ventures), Ben Silberman (Pinterest), David Cohen (Techstarts) etj.

Në aktivitetin e parë në Prishtinë, të mbajtur më 18 gusht, në Innovation Centre Kosovo (ICK), në praninë e mëse 70 pjesëmarrësve, u prezantua z. Ridvan Aliu, themelues i EDUonGo, Inc. – platformë e edukimit, e cila ngërthen në vete temat më të fundit studimore nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. z. Aliu për një kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka qenë i angazhuar profesionalisht në kompani me renome botërore si: Amazon, Coca-Cola dhe Comcast Game Community.

Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në Innovation Centre Kosovo, deklaroi që është kënaqësi e veqantë për mundësinë që i është ofruar Prishtinës për të qenë pjesë e këtij komuniteti global, duke marr parasysh faktin se pas gjithë kësaj nisme qëndron një kompani e fuqishme si Google, nëpërmjet programit “Google for Entrepreneurs”. “Ne do të synojmë që të krijojmë lidhje në mes të një ndërmarrësi të suksesshëm me komunitetin e cili synon të hyjë në nërmarrësi dhe që është në fazat e hershme. Ne jemi një komunitet i vogël dhe në drejtim të ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të startup-ave, prandaj duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të shkëmbejmë përvojat, t’i ndajmë idetë me të tjerët brenda vendit dhe me gjithë komunitetin ndërkombëtar që është pjesë e këtij projekti”, deklaroi z. Begu.

Në anën tjetër, mysafiri i parë i Startup Grind Prishtina, z. Ridvan Aliu, gjatë prezantimit të përvojës së tij, deklaroi se ndërmarrësia dhe biznesi janë ndër drejtimet më të pëlqyera të shqiptarëve, por diçka me të cilën duhet kujdes edhe më i madh është ekipi që e udhëheq atë biznes, e jo vetëm produkti apo shërbimi që ofrohet. “Në biznes poashtu është shumë e rëndësishme që të kesh një partner, i cili në rastet e caktuara nuk do të lejonte të mirrje vendime të ngutshme, pavarësisht nga mundësia e vullneti për ti hyrë një investimi tjetër, sepse gjithmonë njëri nga partnerët është ndërmarrësi ndërsa tjetri impelmentuesi i detyrave operacionale në kompani. Njëri gjithmonë i hap shtigjet” theksoi z. Aliu.

Intervista e plotë me z. Ridvan Aliu, pasi të editohet do të publikohet në web faqen zyrtare të Startup Grind – www.startupgrind.com

 

Publikuar: 13:17 / 21.08.2014

http://www.telegrafi.com/teknologji/innovation-centre-kosovo-ick-sjelle-startup-grind-nga-google-for-entrepreneurs-edhe-ne-prishtine-83-1143.html