Hapet konkursi ndërkombëtar “The Best of ALMOOC”

10849484_10204831639303855_246945990_o-620x330[1]

Hapet konkursi ndërkombëtar “the Best of ALMOOC” për shqiptarët që mund të krijojnë aplikacione për sistemin operativ Windows Phone Gara tashmë ka filluar dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten të aftë për të qenë konkurentë , le të provojnë aftesitë e tyre me një propozim aplikacion. TABLET SURFACE dhe SMARTPHONE Nokia do të jenë “dhuratat” që të perzgjedhurit do të përfitojnë.

Agim Bekaj, Menaxher në nivel shteti Microsoft Albania dhe Isak Bilalli perfaqësues i ALMOOC formalizojnë hapjen e konkursit ndërkombëtar “The Best of ALMOOC”, Tiranë. dhjetor 2014

Organizata ALMOOC që promovon mësimnxënien në distancë përmes kurseve me audience të gjerë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen është platformë inovative që operon në sajë të bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë me qëllim nxitjen dhe promovimin e zhvillimit teknologjik dhe shkencor tek shqiptarët.

“Të mësuarit nuk ka qenë asnjëherë me zbavitës se kaq”, kjo është motoja që do të udheheqë nismën më të re dhe fare pak të praktikuar më parë në këtë fushë. Konkursi ndërkombëtar “The Best of ALMOOC” vjen në bashkëpunim me gjigandin industrial MICROSOFT, http://kodim.almooc.com për të gjithë të apasionuarit shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe pranon aplikacionet deri më 10 shkurt 2015.

Talenti shprehet nga motivimi dhe mundësite, ndaj të rinjtë e motivuar janë ajo që i duhet një shoqërie me perspektivën për t’u zhvilluar sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit, ku nevoja është shumë e madhe . Kjo sipermarrje ndërkombëtare është shtysa më e mirë për të rinjtë shqiptarë, që falë kësaj nisme janë të lire të japin idetë e tyre në zhvillimin e aplikacioneve për sistemin operativ windows phone.

Nga sot e tutje, gara është e hapur për të gjithë të rinjtë, si në Shqipëri e Kosovë , të explorojnë botën e ICT-së dhe pse jo , të lënë gjurmë me aplikacionet e tyre inovative të cilat do të pasurojnë pashmangshmërisht sistemin operativ windows.

E meqënëse më herët përmendëm motivimin, organizatorët kanë dedikuar shpërblim për më shumë se një fitues, ndaj dhe janë akorduar gjithsej tetë çmime, katër prej të cilëve shpërblehen me smartphone Nokia dhe katër të tjerë me Tablet Surface 2. Vlerësimi bëhet nga një juri ndërkombëtare që udhëhiqet nga Z. Bekaj në përbërje të së cilës janë Bryan Tomlinson Sr. Product Marketing Manaxher në Microsoft, Steven Yee Menaxher i operacioneve në EDUonGo, Kushtrim Shala Drejtor në nivel shteti i ICTS Media, Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv Innovation Center Kosovo (ICK) etj.

“The best of ALMOOC” vjen me shperblime modeste por me mundësi të arta për shpalosjen e talentit në teknologjinë e informacionit, përmes së cilit Microsoft mund të identifikojë partnerë të së ardhmes apo të përdorë këto produkte në avancimin e metejshëm të teknologjisë, por gjithmonë duke njohur autorësinë e të rinjve.

 

http://www.civitas.al/al/teknologji-internet/krijoni-aplikacione-per-windows-phone-the-best-of-almooc-hap-konkursin-per-shqiptaret

29/12/2014 – 19:54

 

http://www.gazetaflash.com/2014/12/hapet-konkursi-nderkombetar-the-best-of-almooc-per-shqiptaret-qe-mund-te-krijojne-aplikacione-per-sistemin-operativ-windows-phone/

30/12/2014 – 12:32

 

http://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=10277

14:05 / 30.12.2014