Aftësimi dhe formimi profesional në shkencat kompjuterike vjen me një model të ri funksionimi

Fondacioni Real Visualz  Albania me mbështetjen e Komunitetit të Biznesit, hap Cloud Zone Tech Center nё Tirana Bussiness Park pёr tё trajnuar tё apasionuarit pas teknologjisё sё informacionit.

Në vijim të aktiviteteve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve të e-learning nëpërmjet leksioneve falas për formimin dhe aftësimin e të rinjve shqiptarë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Fondacioni Real Visualz vjen sot me një mundësi më shumë. Cloud Zone Tech Center është një qendër trajnimi e avancuar që u ofron të interesuarve në fushën e TIK të mësojnë në kohë reale nga inxhinierët më të mirë në SHBA.

Kjo Tech Center është ndërtuar sipas kërkesave të studentëve të identifikuara nëpërmjet platformës ALMOOC, Albanian Massive Open Online Center, platformë arsimore e cila tashmë frenkuentohet nga më shumë se 56.000 studentë të cilët çdo ditë ndjekin mësime on-line në fushën e programimit dhe shkencave kompjuterike. Modeli i funksionimit të kësaj Qendre bazohet në standarde të aplikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u mundësuar anëtarëve të kësaj qendre, asistencë, këshillim dhe trajnim në ambientet e Tirana Business Park por edhe konsulenca shtesë nga kompania mëmë e Real Visualz në SHBA. “Ky model u ideua bashkërisht me mbështetësit kryesorë kompanitë NETTRADE Albania, EDUonGo dhe Lindner Group me ndihmën e të cilëve tanimë të rinjtë mund të përfitojnë cilësisht”– u shpreh Denis Zavalani Koordinator për Programet e platformës arsimore ALMOOC.

  1. Pasho Toska, Inxhinier software i diplomuar në Programin Online – Washington Education In Albania do të mbikqyrë inxhinierët dhe do të sigurohet për implementimin e duhur të shërbimeve që do të ofrojë Cloud Zone Tech Center.

Cloud Zone Tech Center është një koncept dhe metodologji e re që ofron trajnime in-house për të përgatitur inxhinierë të rinj në mënyrë që të jenë të aftë për tregun Ndërkombëtar të punës”- shprehet Z.Toska Drejtori i Përgjithshëm i Cloud Zone Tech Center.

 

Pёr mё shumё, ALMOOC Cloud Zone si objektiv madhor synon tё bashkojё kёrkuesit e rinj, zhvilluesit dhe specialistёt e teknologjisё si dhe gjithё tё interesuarit nё shkencat kompjuterike qё tё promovojnё dijet e tyre dhe tё bashkёrendojnё kёto vlera nё sektorin e zhvillimit teknologjik dhe tё biznesit, duke u pёrqёndruar nё krijimin e mundёsive tё reja pёr punёsim. Kjo ZONE do të jetë pikё referimi pёr tё gjithё ata tё rinj qё duan tё mёsojnё rreth programimit, inxhinierisë software-ike, kodimit dhe gjithçka qё ka tё bёjё me shkencat kompjuterike, por pa anashkaluar edhe mundësinë që do të gjejnë në krijimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes apo startup-eve.

Përurimin e Cloud Zone Tech Center e bëri Drejtori i Përgjithshëm i MICROSOFT Albania Z. Sokol Vladi dhe Manaxherja e projektit Risi Albania Znj. Edlira Muedini. Z.Vladi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se falë këtij bashkëpunimi frytdhënës MICROSOFT Albania ka vendosur të ketë këndin e dedikuar ku do të promovojë shërbimet dhe produktet në ALMOOC Cloud Zone Tech Center. Znj.Muedini, një nga mbështetësit kryesorë të platformës së e-learning me kurse të avancuara në kodim, u shpreh entuziaste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi duke theksuar që Cloud Zone Tech Center  pa dyshim do të jeteë një instrument i rëndësishëm në  përgatitjen profesionale të gjeneratës së re të programuesëve të cilët do të jenë të aftë për tregun e punës.